18:08 / 01.10.2020
JLo bashkëpunon me “Coach”, sjell imazhe nga seti i ri
Jennifer Lopez duket si 20-vjeçare në setin e ri fotografik.
Jennifer Lopez është emër shumë i kërkuar edhe në industrinë e modës, madje është imazh i shumë brendeve.
Këngëtarja, së fundi ka publikuar disa fotografi në Instagram, përmes së cilave tregoi se ka bashkëpunuar me markën “Coach”.
Ky është njëherësh bashkëpunimi i parë i Jennifer me “Coach”, ndërsa ndau disa fotografi të realizuara për atë brend.
Këto fotografi vijnë pas setit që artistja e solli duke reklamuar koleksionin e ri të “DSW”, ku shfaq në plan të parë këmbët.
Edhe kësaj radhe ajo tregon se është në formën më të mirë të mundshme.























