20:17 / 01.10.2020
Surprizon Gigi Hadid, hyn në filmin vizatimor Scooby Doo
Modelja e njohur Gigi Hadid i ka surprizuar fansat, pasi do të jetë në serinë e sotme të Scooby Doo në Boomerang Toons.
Lajmin e ka dhënë ajo vetë përmes Instagramit, duke zbuluar se është animuar. Nga sa sqaron do të ketë si mision zgjidhjen e një misteri mode.
Kujtojmë që Gigi është bërë nënë pak ditë më parë dhe bota po pret emrin e bebit të saj dhe Zayn Malik. Nuk dihet nëse e kanë sekret për momentin ose akoma nuk e kanë vendosur.
























