Shuhet këngëtarja e njohur, Helen Reddy
BKT
Magazina

Shuhet këngëtarja e njohur, Helen Reddy

Shuhet në moshën 78 vjeçare këngëtarja e njohur australiane, Helen Reddy.

Helen u bë e njohur me hitin e saj “I am a woman”, që dëgjohet ende sot,

“Me trishtim të thellë njoftojmë për vdekjen e nënës sonë të dashur, Helen Reddy, pasditen e 29 Shtatorit 2020 në Los Angeles. Ajo ishte një nënë e mrekullueshme, gjyshe dhe një grua me të vërtetë e respektuar”, thanë në një deklaratë fëmijët Traci dhe Jordan.

Një film biografik i është dedikuar më herët këngëtares, që tregonte ngjitjen e saj në majat e karrierës.

Këngëtarja portretizohet në këtë film nga Tilda Cobham-Hervey.

Në vitin 1973, Reddy fitoi Grammy-n e parë për këtë këngë.


MË SHUME NGA Magazina