Owen tregon si u ftoh miqësia e ngushtë me Beckhamin
BKT
Sport

Owen tregon si u ftoh miqësia e ngushtë me Beckhamin

Ish-ylli i Liverpoolit, Michael Owen ka pranuar se pati raporte të mira me David Beckam kur ata u bashkuan te Real Madrid.

Ish-sulmuesi u transferua në Madrid në vitin 2004, ndërkohë, Beckham u largua nga Manchester United në vitin 2003 drejt po të njëjtit destinacion.

Beckam dhe Owen luanin së bashku për Anglinë, por miqësia e tyre nuk ishte më aq e ngushtë sa pritej të ishte Madrid.

Owen zbuloi në autobiografinë e tij se nuk kishte pasur aspak marrëdhënie të mira me numrin 23 të Realit të Madrid atë kohë. Ish-ylli i Liverpoolit tha se ai ishte shok i mirë me Beckham para se ai të kalonte në Madrid, por kur ata u bashkuan atje, David nuk e konsideronte më si një nga shokët më të ngushtë. Fituesi i Topit të Artë shkroi në autobiografinë e tij:

“Familja ime jetonte afër me atë të David dhe Victoria Beckham. Ne ishim dy familje angleze që jetonim në të njëjtin qytet. Duke qenë se Luise dhe Victoria ishin mjaft të vetmuara dhe të dy kujdeseshin për fëmijë e vegjël, ata do të takoheshin herë pas here kur ne ishim duke u stërvitur.”, shkruante ish-fituesi i Topit të Artë.

“Në kohën kur ne u gjetëm bashkë në Madrid, David dhe unë kishim më pak gjëra të përbashkëta. Ai nuk po më konsideronte më në rrethin e ngushtë të miqve. Mua nuk më pëlqente të vishja veshje të modës ose të përzihesha me modë. David dhe Victoria, nga ana tjetër, ishin të dy super yje me vetëbesim më vete. Me kalimin e kohës ne u distancuam”, shkruan Owen në autobiografinë e tij.