Roisin Murphy: U ktheva për t’ua rrëmbyer kurorat Dua Lipës e Jessie Waret
BKT
Magazina

Roisin Murphy: U ktheva për t’ua rrëmbyer kurorat Dua Lipës e Jessie Waret

Albumi i ri i Roisin Murphy nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të mirë: albumi i pestë i pop-yllit, “Roisin Machine”, është vetëm toniku euforik për të cilin të gjithë kemi nevojë për të kaluar këto kohë gjithnjë e më shqetësuese.

Ky album është një klasik disko i së ardhmes, plot momente të gëzueshme dhe kthime nostalgjike në një epokë relativisht të lumtur, dhe një nga incizimet më të mira dhe më nxitëse që do të dëgjoni këtë vit.

Duke folur për NME-në, ikona irlandeze tregon se si ajo ka qëndruar kreative gjatë masave të izolimit, për kujtimet e koncerteve para-pandemike dhe pse është e gatshme të rimarrë kurorën e saj si Mbretëresha e dyshemesë së vallëzimit.

E në pyetjen se çka mendon për ringjalljen e diskos që po ndodh këtë vit, me albumet e reja nga Dua Lipa dhe Jessie Ware, ajo thotë:

“Bukur, mirë për to – por unë u riktheva për t'ua marr kurorat atyre! Për mua, diskoja mund të jetë gjithçka. Është një këngë disko që e kam bërë, por ideja ime për të është shumë e gjerë. Shumë lehtë mund t’i mendoj Depeche Mode dhe Sylvester si disko”. /Zëri


MË SHUME NGA Magazina