Respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit, kyç për stabilitetin politik
BKT
Shqipëri

Respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit, kyç për stabilitetin politik

“Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka bërë së fundmi një parashikim të zymtë për të ardhmen e afërt të ekonomisë shqiptare, më negativi jo vetëm për vendet e Ballkanit, por për të gjithë rajonin e BERZH”, u shpreh sot Meta.

Konkretisht, theksoi ai, “rritja ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të ulet në – 5.1% në vitin 2020 si rezultat i kolapsit të sektorit të turizmit, ndërprerjes globale të zinxhirit të furnizimeve, prodhimit të ulët industrial, rënies së investimeve të huaja, si dhe dërgesave nga diaspora”.

“Ndërkohë që parashikimi i rritjes ekonomike për Shqipërinë për vitin 2020 është – 9.0% më i larti krahasuar me vendet e rajonit”, tha Meta.

“Rënia ekonomike e Shqipërisë është sa dyfishi i mesatares së vendeve të tjera të rajonit”, shtoi Meta.

“Pandemia ka prekur dhe ka ndikuar negativisht në ecurinë e turizmit, aq sa rënia e aktivitetit të turizmit ka kontribuar më shumë se 1/5 e uljes së rritjes ekonomike”, tha Meta.

Gjithashtu, nënvizoi ai, “eksportet për periudhën 7 mujore në vitin 2020 janë tkurrur në -17%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.

“Rënia më e madhe e eksporteve është regjistruar me Italinë, në rreth 40% për periudhën mars – maj të vitit 2020. Ndërsa rënia e dërgesave nga diaspora në më shumë se 1/5 ka ndikuar negativisht në rënien e konsumit”, u shpreh Meta.

“Në këto kushte çdo përshkallëzim i mëtejshëm i krizës politike në vend, do rrezikonte seriozisht stabilitetin dhe pasigurinë për qytetarët”, tha Meta.

“Koha për parandalimin e rënies në humnerë është tani. Ndaj respektimi i Marrëveshjes së 5 Qershorit, është kyç për stabilitetin politik, por edhe për ekonominë kombëtare dhe atë të çdo familjeje shqiptare. Koha për t’u thelluar!”, theksoi Meta.


MË SHUME NGA Shqipëri