10:56 / 02.10.2020
Kim: Shqipëria lidership në Ballkan dhe Evropë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama duke e falënderuar për lidershipin në Ballkan dhe në Evropë.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka komentuar këtë letër ku shprehet e nderuar që ia ka dorëzuar kryeministrit Rama.
“Unë pata nderin t’i dorëzoja Kryeministrit Edi Rama një letër nga Presidenti Donald Trump, duke e falënderuar Shqipërinë për lidershipin në Ballkan dhe Evropë, duke refuzuar praktikat abuzive të Kinës dhe duke mbështetur normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës si dhe Marrëveshjen e Abrahamit”, tha Kim.























