PS propozon 3 emra për kreun e KQZ-së, PD përjashton ish-ministrin e saj
BKT
Shqipëri

PS propozon 3 emra për kreun e KQZ-së, PD përjashton ish-ministrin e saj

Komisioni i Posaçëm është mbledhur pasditen e kësaj të premteje për zgjedhjen e 12 anëtarëve të KQZ-së.

Partia Socialiste ka propozuar për kryekomisioner Bledar Skënderin, Ilirjan Celibashin dhe Ilir Rusmalin.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike, nëpërmjet përfaqësuesit Oerd Bylykbashit propozoi për zv.komisioner Lealba Pelingun, Agron Haxhimalin dhe Hysen Osmanajn.

Bylykbashi s’kualifikoi Ilir Rusmalin, i cili më herët ka qenë ministër i Drejtësisë në kohën e Partisë Demokratike.

Komisioni është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur 30 minuta./VP


MË SHUME NGA Shqipëri