Përplasjet mes klubeve dhe kombëtareve, FIFA merr vendim për lojtarët
BKT
Sport

Përplasjet mes klubeve dhe kombëtareve, FIFA merr vendim për lojtarët

Bota ka pësuar ndryshime të mëdha prej momentit që shpërthue pandemia e koronavirusit.

“Asgjë nuk do të jetë si më parë“, ishte kori që mbizotëronte në ditët e vështira të pranverës dhe ashtu po ndodh. Jashtë kësaj nuk mund të mbetet futbolli.

Tamponë, protokolle mjekësore strikte, karantinë për lojtarët e infektuar nga Covid-19, stadiume pa tifozë por jo vetëm. FIFA ka marrë një vendim në lidhje me ndeshjet e kombëtareve. Shumë herë jemi hasur me përplasje dhe polemika mes klubeve dhe drejtuesve të kombëtareve të shteteve të ndryshme.

Lojtarë që grumbullohen akoma pa u rikuperuar plotësisht dhe të tjerë që kthehen të infektuar apo të dëmtuar nga sfidat me shtetet e tyre, qofshin për kompeticione apo miqësore. Qeveria Botërore e Futbollit ka vendosur të vihet përkrah klubeve në këtë periudhë pandemie.

Këta të fundit kanë fituar të drejtën për të mos lejuar grumbullimin e lojtarëve me kombëtaret respektive. Diçka e tillë do të ndodhë për tre muajt e ardhshëm, teksa shumë klube penguan largimin e lojtarëve drejt shteteve të tyre edhe në sfidat e shtatorit të Nations League.

Vendimi është zyrtar dhe FIFA ia ka bërë të ditur 211 anëtareve të saj nëpërmjet konfederatave përkatëse.

“Një masë e përkohshme që do të ndihmojë në rrallimin e rasteve me koronavirus“, është arsyetimi i bërë nga Qeveria Botërore e Futbollit.