Rama-Metës: Shqipëria nuk ka humbur asnjë proces gjyqësor në Arbitrazh
BKT
Shqipëri

Rama-Metës: Shqipëria nuk ka humbur asnjë proces gjyqësor në Arbitrazh

Pas akuzave të presidentit Ilir Meta, për rrënimin e ekonomisë nga qeveria, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk ka humbur asnjë proces gjyqësor në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

“Ka disa kohë që është ngulur ideja që ne kemi humbur Arbitrazhe. Proceset mbarojnë kur mbarojnë dhe jo kur janë në mes. Dhe deri tani që flasim, nuk kemi asnjë process të përdunduar në Arbitrazh, ku ne të kemi humbur. Nuk kemi, thjesht nuk kemi!

Kemi skuadra të përbashkëta të Avokaturës së Shtetit dhe të avokatëve të huaj për të zmbrapsur këto vendime që janë të natyrës paraprake. Sepse mirë ata që e kanë detyrë ndaj një populli të tërë të mos ja kërcasin kokoshkës, por të paktën ju (gazetarët) duhet të bëni kërkime të informoni publikun që të mos mbyten çdo ditë në llumin e gjysmë-të vërtetave. Kemi fituar arbitrazhe, por nuk kemi humbur deri tani që flasim. Vazhdojmë përpjekjet në rrugë legale për t’i zmbrapsur”, u shpreh kryeministri Edi Rama.


MË SHUME NGA Shqipëri