22:43 / 02.10.2020
Tottenham blen yllin e Benficas
Klubi anglez, Tottenham raportohet së ka arritur marrëveshje brazilianin e Benicas, Carlos Vinicius, transmeton RTKLive.com.
Trajneri i “Spurs” Jose Mourinho prej kohësh e kërkonte sulmuesin brazilian, i cili tashmë është lojtar i skuadrës anglez.
Sipas medieve britanike, braziliani do t’i bashkohet Tottenhamit në formë huazimi më mundësinë e blerjes në fund të këtij sezoni për çmimin 41 milionë euro. /RTKLive/























