Lukaku “thumbon” Unitedin: Atje isha dembel, këtu më thërrasin i palodhuri
Romelu Lukaku është hakmarrë në njëfarë mënyre ndaj ish-ekipit të tij, Manchester Unitedit.
Sulmuesi i Interit ka treguar se Antonio Conte e ka çuar në një tjetër nivel.
“Një vit më parë kur isha në Angli, unë isha dembel, nuk vrapoja, nuk bëja këtë nuk bëja atë. Ndërsa këtu (Inter) ata më thërrasin i palodhuri në dhomat e zhveshjes. Nëse shikoni sesi luaj këtu (Inter) dhe sesi luaja atje (Manchester United) ka shumë përmirësime, por i njëjti Romelu është edhe këtu. Ata (Manchester United) më quanin të ngadaltë. Unë i ngadaltë? Kishte disa gjëra që nuk ishin të drejta. Conte më ka çuar në një tjetër nivel. Konte të thërret para të gjithëve dhe të tregon videon kur ti nuk ke qenë në pozicionin tënd”, tha ai.
“Kjo nuk më shqetëson aspak. Unë dua të përmirësohem dhe të ndihmoj ekipin. Nuk kam ardhur këtu të jem i ndjeshëm ndaj fjalëve dhe kritikave të trajnerit”, theksoi sulmues belgu.























