Shpërthen te Chelsea, kapiteni nuk lejon sulmuesin të gjuajë penalltinë
BKT
Sport

Shpërthen te Chelsea, kapiteni nuk lejon sulmuesin të gjuajë penalltinë

Chelsea fitoi bindshëm 4-0 ndaj Crystal Palace në kampionat.

Golat u shënuan nga Çiluell, i pari me fanellën e bluve të Londrës, Zouma dhe dy herë Zhorzhinjo nga penalltia.

Por gjatë ndeshjes u kap nga kamerat një moment interesant, ku kapiteni i Chelseat Azpilikueta nuk e lejon sulmuesin Abraham të godasë penalltinë.

Kur ndeshja ishte 3-0 dhe u akordua penalltia e dytë, sulmuesi i Chelseat, Abraham kërkoi ta godiste vetë penalltinë por u ndal nga kapiteni Azpilikueta.

Spanjolli ia dha topin Zhorzhinjos që e kishte shënuar saktë penalltinë e parë, dhe nuk gaboi as tek penalltia e dytë.