09:19 / 05.10.2020
Rritja e borxhit, Meta: Apel zyrtarëve të mos firmosin kuturu
Presidenti Ilir Meta ka reaguar edhe njëherë në rrjetet sociale për çështjen e borxhit publik.
Kreu i shtetit ka shpërndarë një postim të ish deputetit demokrat Kastriot Islami ku thotë se borxhi është rritur për qëllime korruptive dhe për këtë arsye rrezikohet e ardhmja e vendit.
Ilir Meta, gjithashtu iu bën thirrje zyrtarëve të çdo niveli që të mos firmosin kuturu në këtë periudhë delikate pasi do të mbajnë përgjegjësi.
“Rritja e papërgjegjshme e borxhit për qëllime korruptive, kërcënon seriozisht të ardhmen e vendit. Apeloj ndaj çdo zyrtari, në çdo nivel qendror e vendor të mos firmosë kuturu, aq më tepër në këtë periudhe kritike sepse do mbajnë përgjegjësi individuale e jo “kolektive”, shkruan presidenti./A2























