Majko-Vulinit: Kriminelët tuaj e kanë pasur çmimin e lartë
BKT
Shqipëri

Majko-Vulinit: Kriminelët tuaj e kanë pasur çmimin e lartë

Përveç kryeministriot Edi Rama, edhe ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka sulmuar ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin.

Zoti Majko është shprehur i indinjuar, në lidhje me akuzat e Vulin, që i ka cilësuar si fyerje ndaj shqiptarëve, ndaj i është përgjigjur, duke i përmendur çmimin që komuniteti ndërkombëtar i kishte vënë dikur tre njerëzve më të kërkuar për krime ndaj njerëzimit: Sllobodan Milosheviç, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç.

Postimi i Majkos

Po publikoj një foto, si kujtesë historike, për Ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, që po përdor fyerjen si “sport” në marrdhënien me shqiptarët. Duhet t’i kujtohet, besoj, se çmimi në kohë të vështira është ai më realisti. E kanë pasur 5 milionë dollarë! Sot!… Edhe çmimin e biletës për të vajtur në Uashington duhet ta paguajnë vetë! /rtsh.al


MË SHUME NGA Shqipëri