12:59 / 05.10.2020
Asambleja e Partisë Socialiste mblidhet në 9 tetor
Kryeministri Edi Rama ka caktuar të mbledhë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste ditën e premte, më 9 tetor.
Mbledhja e Asamblesë së PS, e cila do të zhvillohet tek Amfiteatri te Kodrat e Liqenit Artificial, do të fillojë në orën 15:30.
Duke iu referuar situatës së krijuar në vend për shkak të përhapjes së koronavirusit, ende nuk dihet se si do të organizohet mbledhja./VP























