Valteri: Mazhoranca ka blerë deputetë për të plotësuar votat
BKT
Shqipëri

Valteri: Mazhoranca ka blerë deputetë për të plotësuar votat

Pas tensioneve që u panë në mjediset jashtë Kuvendit, deputetët Halit Valteri dhe Damian Gjiknuri janë shprehur për mediat rreth situatës.

Valteri ka folur me gjuhë fyese dhe tejet në nervozizëm duke e akuzuar Gjiknurin se po bashkëpunon me grupe kriminale dhe se mazhoranca ka blerë deputetë për të plotësuar numrin e nevojshëm të votave që i duhen për të miratuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

“Vota ime do të jetë dhe është kundër Kodit Zgjedhor, por me paratë e Gjiknurit janë blerë edhe deputetë të tjerë, ky parlament mbahet me njerëz që kanë vjedhur shqitparët dhe kanë përvetësuar pasuritë e shqiptarëve, deputetët e blerë janë të gjithë ata që do të kalojnë sot Kodin Zgjedhor,” – u shpreh Valteri për pasi përdori gjuhë fyese në adresë të deputetit socialist, njofton euronews.albania.

“Provokimet e zotit Gjiknuri me çunat problematik nuk i kam problem fare... nuk jam idiot që t’i shkoj atij, por ai më telefonoi dhe më tha se ‘’ju nuk me njihni mua’’... kjo për shkak të asaj çka thashë dhe denoncova në parlament se ai bashkëpunon me bandat,” – shpjegoi versionin e tij të konfliktit Valteri.

Pas daljes së tij për mediat, deputeti Gjiknuri tregoi versionin e vet, duke këmbëngulur se “çështja u kthye në personale nga Valteri”.

“Eshtë fatkeqësi të bëjmë histori gjëra ordinere, s’ka asgjë personale vetëm politike, janë insinuata nga njerëz që janë aksidente historike. Valteri ta gjejë vetë veten. Nuk e di çfarë qëndrimi ka, më vjen keq që debati për ligjin të kalojë në personale, nuk merrem me historinë çfarë thashë unë, çfarë tha ai, disa njerëz si duket janë mërzitur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor".

I pyetur rreth akuzave të  Valterit se shumica socialiste ka blerë deputetë të opoizitës parlamentare, Gjiknuri u përgjigj ftohtë “t’i denoncojë nëse i ka [provat]”.


MË SHUME NGA Shqipëri