Kuvendi miraton me 97 vota ndryshimet në Kodin Zgjedhor
BKT
Shqipëri

Kuvendi miraton me 97 vota ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Miratohen ne Parlament ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

97 deputetë në Kuvend kanë votuar këtë të hënë pro ligjit të ri zgjedhor.

Ndërkohë, 15 kanë votuar kundër, ndërsa 5 kanë abstenuar.

Për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor në Parlament, mazhorancës i duheshin 84 vota.

Perpara se te kalohej, ka pasur disa qendrime te forta nga deputete te ndryshem te opozites parlamentare, perfshire ketu Rudina Hajdarin, Lefter Maliqin dhe Ralf Gjonin./VP

 


MË SHUME NGA Shqipëri