Dëmtimi i Jordi Albas, anësori i majtë humb “El Clasicon”
Konfirmohet ajo për të cilën kishin më shumë frikë te Barcelona. Jori Alba ka pësuar një tërheqje muskulare në kofshën e djathtë, dëmtim që e detyroi të largohej nga fushë në minutë ne 75-të ë përballjen me Sevillan, për t’i lënë vendin blerjes së fundit, Sorginho Dest.
Në njoftimin e Barçët thuhet se për të përcaktuar më saktë kohën se kur do të kthehet, do të kalojnë disa ditë, për të parë evolucionin e rikuperimit.
E vetmja gjë pozitive është se përpara ka dy javë kohë deri në ndeshjen e radhës së Barcelonës, si rrjedhojë e ndalesës së kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve. Luis Enrique nuk e kishte planifikuar për ndeshjet e radhës së Spanjës, kështu që mungesa e tij nuk ndikon te “La Roja”.
Te Barcelona shpresojnë që Alba të jetë në gjendje për të dhënë kontributin e tij në “El Clásico”, më 24 tetor, në “Camp Nou”, por ky lloj dëmtimi vështirë se kalon për një kohë kaq të shkurtër.























