17:03 / 05.10.2020
Princ Leka dhe Elia Zaharia do të bëhen prindër për herë të parë
Fotografohet Elia Zaharia Zogu me barkun e rrumbullakosur.
Mësohet se Princ Leka dhe Elia Zaharia janë në pritje për tu bërë prindër për herë të parë.
Elia është fotografuar bashkë me princin duke shëtitur në rrugët e Tiranës nga paparacët e “Parorama Plus” ku shihet me barkun e fryrë.

Princesha shihet e veshur me një fustan me lule ndërsa ka të mbathura sandale verore.

Princi Leka dhe Elia janë martuar në vitin 2016 dhe ky do të jetë fëmija i parë i çiftit.























