Arifi: Ne duhet ta sfidojmë Serbinë në pikat e marrëveshjeve
BKT
Lajme

Arifi: Ne duhet ta sfidojmë Serbinë në pikat e marrëveshjeve

Në emisionin “Studio e hapur” në RTK, njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi, foli për sfidat e dialogut në mes të Kosovës e Serbisë.

Ai, lidhur me qëndrimet e liderëve politikë e institucioanlë ndaj sfidave të dialogut Kosovë-Serbi, theksoi se thuajse të gjithë janë të një qëndrimi se çështja e AKS të mos hapet në dialog, se Asociacioni duhet ta respektojë Kushtetutën e Kosovës, por duhet parë edhe rolin e ndërmjetësuesit, peshën tij.

“Ne vetëm ankohemi dhe mbrohemi, në vend që të kalojmë në ofansivë për çështjet që ende nuk kanë gjetur epilogun”, deklaroi Arifi.

I pyetur në unitetin politik në vend, analisti Arifi shtoi se pa unifikim të spektrit politik e insitituciuional nuk do të ketë sukses dialogu, duhet ta dijmë se pa unitet ansjë kryeministër nuk do ta ketë fuqinë e vendimmarrjes.

“Po të jemi unik edhe pala ndërmjetësuese do ta marrë mesazhin e qartë nga ne se çfarë kërkojmë nga ky dialog”, shtoi ai.

Lidhur me rolin e Shoqërinë Civile në këtë drejtim, Arifi theksoi se Shoqëria Civile ka rol pozitiv, sepse ngrit çështje që shkojnë përtej politikës, por nuk ka rol vendimmmarrës.

I pyetur për deklaratat e politikanëve serbë që fyejnë popullin shqiptar, por edhe nervozizmin e tyre lidhur me faktet kriminale që ata fshehin, për çka patën reagime nga përfaqësuesit tanë institucionalë e politikë, Arifi theksoi se ne jemi popull që harrojmë të kaluarën, masakra ka pasur edhe ma herët, jo vetëm në luftën e fundit. Ne vetëm ankohemi, duhet ta argumentojmë të gjitha vendeve në botë vazhdimisht, pra ragimi ynë është i dobët.

“Këtu duhet angazhohet edhe Gjykata Speciale, ngase fshehja e krimeve është vepër penale, ndërsa ndaj neve na ngriten aktakuza për frikësim të dëshmitarëve, e pse në këtë rast të mos angazhohet. Duhet t’u ndalohet hyrja e funksionarëve serbë të hyjnë në Kosovë, derisa të kërkojnë falje dhe të kenë kujdes për leksikun e përdodur ndaj nesh”, deklaroi Arifi.

I pyetur për sfidat e dialogut mes Kosovës e Serbisë, analisti Arifi deklaroi se tani rrethanat janë jo të favorshme për ne, arrestimet që ndodhën kohëve të fundit nga Prokuroria Speciale, pastaj Qeveria është me një fuqi të kufizuar në Kuvend dhe mosharmonia politike brenda spektrit politik ka rrezik ta dëmtojë dialogun, sfida pra mbetet si ta vëmë në korniza dialogun, që ta sqarojmë synimin tonë final, çka po kërkojmë ne, ndërkohë që Serbia do të tentojë që ta prolongojë sa ma shumë që të jetë e mundur dialogun e, në ndërkohë, ata mund të avancojnë në hapat drejtë integrimit evropian.

“Ne duhet ta sfidojmë Serbinë në pikat e marrëveshjeve që ne të këmbëngulim që ata të zbatojnë marrëveshjen dhe ta vëmë para një akti të kryer edhe BE-në, por edhe SHBA-në që t’i bindim ata që Serbia duhet t’i zbatojë marrëveshjet e arritura. Ne duhet të jemi aktiv që gjithandej Evropës e më larg, të dinë për krimet serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë. Sikur të deklaronte ndonjë ministër gjerman lidhur me krimet ndaj hebrenjve, për mohimin e krimeve ndaj tyre, çfarë do të ndodhte e këtu ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, flet pa fijen e turpit dhe askush nga BE nuk reagon”, delkraoi Arifi.RTKLive


MË SHUME NGA Lajme