Rregullat e reja të lëvizjes në zonën Shengen
Duke nisur nga data 1 janar e vitit 2021 të gjithë shtetasit nga Shqipëria që duan të udhëtojnë në zonën Shengen do të përballen me një sistem të ri të vizave.
Ky program i quajtur Sistemi i Autorizimi dhe Informacionit Elektronik të Udhëtareve (ETIAS) ka për qëllim filtrimin e të gjithë atyre që udhëtojnë, për të ruajtur kufijtë e Bashkimit Evropian.
ETIAS do të vihet në zbatim pas katër vitesh që u desh të zhvillohej dhe prek 60 vende të ndryshme të botës, përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky sistem i ri konstiston në faktin që qytetarët e këtyre vendeve, do të duhet të plotësojnë një formular online, që merr vetëm 15 minuta kohë, nëpërmjet një telefoni të mençur, kompjuteri ose tableti.
Në këtë formular, udhëtarët do të duhet të japin detaje për udhëtimin e tyre, ku përfshihen të dhënat për shëndetin dhe sigurinë.
Sistemi ETIAS, kërkon që të gjitha informacionet të jetë në besueshme, pasi çdo e dhënë në formular do të kontrollohet bazuar në të dhënat e Bashkimit Evropian, siç është Interpoli apo Europoli.
Në të kundërt, aplikimi do të refuzohet dhe udhëtarët do të duhet që të riaplikojnë duke dhënë të dhënat e tyre të sakta.























