Arrestohen tre persona për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit
BKT
Lajme

Arrestohen tre persona për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit

Tre persona janë arrestuar në 24 orët e fundit nga Policia e Kosovës për dhunë në familje.

Kështu është bërë e ditur në raportin e Policisë.

“Prishtinë 01.10.2020 – 13:00. Më datë 05.10.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovare, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Po ashtu një person është arrestuar në fshatin Restelicë të Dragashit, për dhunë ndaj bashkëshortes.

“Fsh. Restelice, Dragash 05.10.2020 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Kurse në Viti në lidhje me rastin e ndodhur më datë 30.09.2020 në ora 08:00, më datë 05.10.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/


MË SHUME NGA Lajme