Aktori i njohur ndërron jetë në moshën 63 vjeç
Aktori Clark Middleton, i cili luajti në Twin Peaks dhe The Blacklist, ka vdekur në moshën 63 vjeç pasi u prek nga virusi i Nilit Perëndimor .
Përveç shfaqjeve televizive përfshirë Law and Order, Middleton luajti në filma duke përfshirë Kill Bill: Vol 2, Sin City, Snowpiercer dhe Birdman.

Në një mesazh të postuar nga llogaria e tij në Twitter, gruaja e Middleton Elissa shkruajti : “Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen. Nuk mund ta numëroj sa herë që ai tha: ‘Jepi botës më të mirën tënde dhe më e mira do të kthehet te ti”.
Middleton kishte jetuar me artrit reumatoid të mitur që kur ishte katër vjeç, më pare në një intervistë ai tregoi se si sëmundja ia kishte shtrembëruar duart, ia këputi ijën dhe e la të paaftë të lëvizë qafën.

“Por unë kurrë nuk e kam menduar veten si një viktimë, unë gjithmonë u ndjeva si një hero sepse i mbijetova çdo kohe të keqe”, ishte shprehur ai.
Përveç punës së tij si Charlie në Twin Peaks , Clark së fundmi u shfaq si shefi i DMV Glen Carter në The Blacklist.























