15:04 / 06.10.2020
Maqedonia e V. hap kufirin me Shqipërinë, mund të udhëtoni pa testin PCR
Maqedonia e Veriut do të hapë kufijtë me shtetet e rajonit, pa kryer testin virologjik me metodën PCR, i cili tregon nëse virusi është aktiv.
Propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive është miratuar këtë të martë.
Vendimi do të hyjë në fuqi më 12 tetor dhe përfshihen vendet si Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi.
Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se vendimi për hapjen e kufijve, pa testin PCR, ka pasuar një nismë rajonale për lehtësira mes shteteve, duke marrë parasysh gjendjen thuajse të njëjtë epidemiologjike./VP























