Soreca: Shqipëria më afër përmbushjes së kushteve
BKT
Shqipëri

Soreca: Shqipëria më afër përmbushjes së kushteve

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Soreca, ka përshëndetur progres raportin e KE-së për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Përmes një postimi në Twitter, zoti Soreca shkruan se “vendi është më pranë përmbushjes së kushteve të vendosura nga KE, por ka ende punë për të bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese”.

“Kemi akoma punë për bërë funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese dhe implementimin e reformës zgjedhore. Shqipëria tashmë është më afër përmbushjes së kushteve të vendosura nga Këshilli Evropian përpara mbledhjes së parë ndërqeveritare” – shkruan Soreca./rtsh.al


MË SHUME NGA Shqipëri