Celibashi bën betimin si Kryekomisioneri i ri i Shtetit për Zgjedhjet
BKT
Shqipëri

Celibashi bën betimin si Kryekomisioneri i ri i Shtetit për Zgjedhjet

Kryekomisioneri i ri i Shtetit për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, pritet të bëjë sot betimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Zoti Celibashi u zgjodh të hënën në parlament me votat e 106 deputetëve.

Zëvendëse e tij u zgjodh Lealba Pelingu.
Kjo është hera e dytë që zoti Celibashi zgjidhet në krye të institucionit që do të administrojë zgjedhjet në Shqipëri.
Në periudhën 2001 – 2006, ai u zgjodh Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe administroi zgjedhjet e përgjithshme të viteve 2001 dhe 2005, si dhe zgjedhjet lokale të viti 2003.
Në vitin 2013 me ardhjen e socialistëve në pushtet zoti Celibashi u zgjodh ministër shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, pasi më parë kishte marrë mandatin e deputetit të PS në Fier. Më pas ai dha dorëheqjen dhe ju kushtua aktivitetit privat si jurist./RTSH


MË SHUME NGA Shqipëri