Rumania, shembulli ekselent për Tao-n dhe Tao-t!
Meqenëse Tao & co duan një shembull nga një vend i BE dhe anëtar i NATO-s, se si Presidenti ngrihet në lartësinë e misionit të mbrojtjes së Kushtetutës dhe sundimit të ligjit duke u përballur me qeverinë e kapur nga krimi, atëherë po i japim Rumaninë.
Për Tao-n është edhe më e lehtë falë rumunçes, që e njeh jo vetëm se i duhej për shkolle, por edhe për të tjera....punë!
Tre vjet me parë Presidenti Iohannis në krye të dhjetëra mijëra qytetarëve rumunë deklaronte:
"Një bandë politikanësh me probleme kriminale dëshiron të ndryshojë ligjin në Rumani dhe të dobësojë sundimin e ligjit. Kjo nuk mund të lejohet. Eshtë e papranueshme të ndryshohet legjislacioni në mënyrë që dhjetëra apo qindra politikanë me probleme ligjore të pastrojnë të dhënat penale dhe të vazhdojnë veprimet e tyre të gabuara. Rumunët janë indinjuar me të drejtë," hoshte Iohannis në shesh, njofton euronews.albania.
Liviu Dragnea në atë kohë kryetar i partisë në pushtet dhe njëherazi kryetar i Parlamentit rumun deklaroi për veprimet e presidentit Iohannis se: "një fillim grushti shteti. Presidenti ishte jashtë ligjit sot, duke synuar avantazhe politike personale dhe duke kërkuar shmangie kushtetuese".
Populli rumun qe e kishte votuar ne mandatin e pare Presidentin me 53% te votave e votoi ne mandatin e dyte me 66% te votave sepse Presidenti Iohannis u vu ne krah te popullit dhe Kushtetutës.























