15:40 / 07.10.2020
“I’m sorry”, publikohet me videoklip nga Gashi dhe Ty Dolla $ign
Gashi lansoi klipin e këngës së re.
Gashi vazhdon të bashkëpunojë me artistë të njohur për projektet e reja muzikore, shkruan lajmi.net.
Ditë më parë, artisti shqiptar solli këngën “I’m sorry” në versionin audio, në bashkëpunim me reperin Ty Dolla $ign.
Ndërsa tani, dyshja këtij projekti ia kanë shoqëruar edhe videoklipin, të cilin e publikuan në kanalin YouTube.
Kujtojmë se Gashi ditë më parë ishte i ftuar në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, ku interpretoi hitin “Mama” në duet me yllin e muzikës, Sting.























