Grevistët e Ballshit: Duam garanci nga shteti. Shpresojmë tek kryeministri
BKT
Shqipëri

Grevistët e Ballshit: Duam garanci nga shteti. Shpresojmë tek kryeministri

Dita e dhjetë e grevës së urisë ka rënduar gjendjen shëndetësore të 10 punonjësve të Rafinerisë së Përpunimit të Naftës në Ballsh.

Kjo vendosmëri lidhet me faktin se me fatin e Rafinerisë është i lidhur pazgjidhshmërisht fati i gjithë Ballshit.

Skenari i përsëritur prej vitesh i ka çuar familjet mallakastriote në zgrip të varfërisë. Nuk janë mësuar të qahen, e nuk e kanë të lehtë të deklarojnë gjendjen ekonomike  publikisht, por tani për tani vetëm fjalën kanë.
Një ditë më parë për këtë situatë kryeministri Edi Rama deklaroi se shpreson në një zgjidhje me azerët, e këtë garanci kërkon dhe Ballshi duke shpresuar zgjidhje vetëm nga kryeministri i vendit./RTSH


MË SHUME NGA Shqipëri