16:02 / 07.10.2020
“Fjalët e nanës”, këngë që Capital T ia kushton më të shtrenjtës së tij
Capital T po sjell këngë me temë më ndryshme prej të tjerave.
Reperi Capital T këto ditë po e shijon suksesin e publikimit të albumit të ri në tërësi.
Por, ai gjithashtu ka punuar edhe për xhirimet e videoklipit të ri, të cilin kësaj radhe ia kushton nënës.
Kënga titullohet “Fjalët e nanës”, ndërsa videoklipi i saj do të publikohet shumë shpejt dhe për fansat ai solli pamje nga prapaskenat.
“FJALT E NANËS”njo prej kangve t’zemrës qe ja kom kushtu të shtrenjtës nanë • Video se shpejti…”, shkruan reperi.
Më 1 tetor, Capital T publikoi me videoklip bashkëpunimin “Bisha” me Vig Poppën, duet i cili ka marrë afro 1 milion klikime në YouTube.























