Zbulohet data dhe orari zyrtar, ja kur do të luhet derbi Inter-Milan
BKT
Sport

Zbulohet data dhe orari zyrtar, ja kur do të luhet derbi Inter-Milan

Inter-Milan do të jetë sfida e javës së 4-të të Serie A.

Pas ndeshjeve të Kombëtareve, kampionatet europiane do të rikthehen në fundjavë, ndërsa është bërë zyrtare edhe data dhe orari për derbin e Milanos.

Në faqen zyrtare, klubi zikaltër ka bërë me dije se derbi i Milanos do të zhvillohet ditën e shtunë më datë 17 tetor në orën 18:00.

Një orar jo i zakonshëm për një ndeshje të tillë, por duke parë se do të luhet pa tifozë një orar i tillë duket i përshtatshëm.