Italia pa mëshirë ndaj Moldavisë, Gjermania ngec ndaj Turqisë
BKT
Sport

Italia pa mëshirë ndaj Moldavisë, Gjermania ngec ndaj Turqisë

Janë mbyllur dy miqësoret e sotme të zhvilluar mbrëmjen e sotme.

Italia ka fituar me rezultatin e thellë 6-0 ndaj Moldavisë duke mos pasur aspak mëshirë për skuadrën që drejtohet nga ish-drejtori i Vllaznisë, Ergin Firat.

Cristante, Caputo, dy golat e El Shaarawyt, Berardi dhe autogoli i Posmac vendosën sfidën.

Sfida tjetër ishte ajo mes Gjermanisë dhe Turqisë e mbyll me rezultatin 3-3. Fillimisht Draxler kaloi në avantazh Gjermaninë, ndërsa Turqia barazoi me Tufan.

Janë sërish vendasit që gjejnë golin me Neuhaus, por turqit barazojnë pak minuta më vonë me Karaca.

Waldschmid në të 81-të shënon golin e 3-të për Gjermaninë, por kur ndeshja po shkonte drejt mbylljes Karaman tund rrjetën duke bërë që sfida të mbyllej në barazim 3-3.