06:28 / 08.10.2020
Komisioneri i BE-së për fqinjësi e zgjerim viziton Kosovën
Sot në Kosovë vjen për vizitë Oliver Varhelyi, Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim.
Gjatë vizitës, Komisioneri do të takohet me Kryeministrin Hoti dhe anëtarët e Qeverisë së Kosovës, si dhe udhëheqësit e opozitës. Ai do të takohet edhe me Kryetaren e Kuvendit dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit.























