Në grevë urie edhe 150 të burgosur te 313-ta në Tiranë
BKT
Shqipëri

Në grevë urie edhe 150 të burgosur te 313-ta në Tiranë

Shtohen rastet e të burgosurve në grevë në Institutet e Ekzekutimeve të Veprave Penale të vendit.

Pas dhjetëra të dënuarve në Rrogozhinë, Peqin, Reç, Shënkoll dhe Burrel raportohet se të mërkurën, në grevë kanë hyrë edhe 150 të burgosur të tjerë të 313-ës në Tiranë.

Ata kërkojnë qe t’ju lejohen takimet me familjaret, ankohen për mungesën e kushteve higjienike dhe sjelljen e ashpër shoqëruar me kërcënime në ambientet e IEPV-së, njofton euronews.albania.

Po ashtu të burgosurit pretendojnë se ushqimi që iu jepet është skandaloz.

Ata shtojnë si një tjetër arsye greve faktin se dhomat e tranzitit janë me insekte.

Së fundmi të burgosurit pohojnë se një tjetër arsye për tu rebeluar e për të hyrë në grevë urie është dhe izolimi që iu bëhet në rast se flasin.


MË SHUME NGA Shqipëri