Ps mbledh nesër Asamblenë, në analizë performanca e ministrave
BKT
Shqipëri

Ps mbledh nesër Asamblenë, në analizë performanca e ministrave

PS mbledh nesër Asamblenë e partisë dhe po vijojnë përgatitjet e fundit.

Takimi do të mbahet në amfiteatër tek Liqeni Artificial  dhe do të nisë orën 15:30

Përveç planit digital që ka vendosur të gjithë deputetët për të marrë një vlerësim nga anëtarësia e PS, në vlerësim do të jenë edhe ministrat.

Pritet të ketë kritika për punën e ministrave. Ka disa ministra që nuk kanë mbështetjen e socialistëve.

Ministri Sandër Lleshaj u hoq nga drejtuesi politik i qarkut të Lezhës pasi pati përplasje me anëtarë të PS-së, drejtues në këtë qark.

Ndërkohë që detyrën e sekretarit për rininë në selinë rozë që e mban ministri Jashtëm Gent Cakaj pritet ti jepet dikujt tjetër.

Pritet të votohet edhe kryesia e re e PS-së, raporton gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi.


MË SHUME NGA Shqipëri