16:54 / 08.10.2020
Portali serb kosovo-online.com publikon këtë karikaturë për Merkel
Portali serb Kosovo-Online, ka publikuar një karikaturë ku paraqitet Kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel si fajtorja që ka gjykuar serbët duke i manipuluar gjykatat dhe UÇK.
Në karikaturë shihet një serb i ulur në një karrige ndërsa Merkel mban në duar dy kukulla duarsh, në njërën një Ushtar i UÇK duke akuzuar serbin e ulur dhe në tjetrën Gjykatësi.
Ditë më parë politologu Ardian Kastrati në një emision në RTK e akuzoj direkt portalin Kosovo-Online si shtylla kryesore e propagandës serbe në Kosovë dhe si organizatoren e mediatizimit të incidenteve të fundit në Plemetin dhe Bërnicë.























