Maqedonia e Veriut-Kosova, formacionet zyrtare
Tashmë është publikuar formacioni zyrtare i ndeshjes Maqedonia e Veriut dhe Kosova, raporton RTKLive.com.
Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të ndeshen sonte në Shkup, në kuadër të gjysmëfinales së play-offit në Ligën e Kombeve.
Kosova në duel me Maqedoninë e Veriut, do të hyjë pa disa lojtarë kryesor përfshirë edhe Vedat Muriqin, Milot Rashicën e Amir Rrahmanin.
Megjithatë, “Djemtë e Vokrrit” kanë premtuar se do të japin më të mirën nga vetja për të ardhur deri fitorja.
Maqedonia e Veriut: Dimitrievski, Velkovski, Musliu, Bejtulai, Ristovski, Nikolov, Ademi, Alioski, Bardhi, Pandev, Nestorovski.
Kosova: Muric, Vojvoda, Dresevic, Aliti, Kololli, Shala, Berisha, Zeneli, Celina, Hadergjonaj, Nuhiu.
Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës nis në orën 20:45, dhe do të transmetohet në RTK1. /RTKLive/























