Nis sfida Maqedonia e Veriut-Kosova, “Dardanët” synojnë historinë
BKT
Sport

Nis sfida Maqedonia e Veriut-Kosova, “Dardanët” synojnë historinë

Ka nisur ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, sfidë kjo që po luhet në Shkup, në kuadër të gjysmëfinales së play-offit në Ligën e Kombeve, raporton RTKLive.com.

Kjo sfidë është më e madhja në historinë e shtetit tonë, sepse me fitoren eventuale nga ky duel, atëherë “Dardanët” do të ishin vetëm 90-të minuta larg ëndrrës, kualifikimit në Evropianin e ardhshëm.

Kosova në duel me Maqedoninë e Veriut, ka hyrë pa disa lojtarë kryesor përfshirë edhe Vedat Muriqin, Milot Rashicën e Amir Rrahmanin.

Megjithatë, “Djemtë e Vokrrit” kanë premtuar se do të japin më të mirën nga vetja për të ardhur deri fitorja.

Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës po transmetohet në RTK1. /RTKLive/