21:05 / 08.10.2020
Maqedonia në epërsi
Maqedonia e Veriut ka kaluar në epërsi kundër Kosovës prej 1-0, raporton RTKLive.com.
Maqedonia e Veriut dhe Kosova po luajnë në Shkup, në ndeshjen gjysmëfinale të play-offit të Ligës së Kombeve.
Ristovski pas devijimit nga Kololli në minutën e 16-të zhbllokoj ndeshjen duke kaluar skuadrën nikoqire në epërsi prej 1-0.
Kosova në duel me Maqedoninë e Veriut, ka hyrë pa disa lojtarë kryesor përfshirë edhe Vedat Muriqin, Milot Rashicën e Amir Rrahmanin. /RTKLive/























