22:54 / 08.10.2020
Maqedoni e Veriut-Kosovë, statistikat e ndeshjes
Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian "Euro 2020" pas humbjes së sontme në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.
Në "Todor Proeski" në Shkup, "Dardanët" janë përballur sonte me Maqedoninë e Veriut.
Skuadra që drejtohet nga Bernard Challandes është mposhtur me rezultat të ngushtë, 2:1.
Sa i përket statistikave, maqedonët ishin paksa më të mirë se mysafirët sonte. Kosova kishte posedimin e topit me 53 përqind, por Maqedonia bëri 15 tentime për gol, derisa "Dardanët" kishin vetëm nëntë sosh, raporton zëri.
Ndryshe, në finalen e Ligës së Kombeve, Maqedonia e Veriut do të përballet me Gjeorgjinë në Tbilisi më 12 nëntor.























