Shala me lot në sy: I kërkoj falje popullit tim, ju kemi dëshpëruar
BKT
Sport

Shala me lot në sy: I kërkoj falje popullit tim, ju kemi dëshpëruar

Herolind Shala u prononcua me lot në sy pas takimit të sotëm në mes Maqedonisë Veriore dhe Kosovës.

“Gabuam në pjesën e fundit të lojës, kemi pasur shumë depërtime por nuk kishim lojtar në zonën e 16 metërshit, pastaj pësuam edhe dy gola shumë të lehta”, tha fillimisht Shala, transmeton Olle.

Ai më pas edhe kërkoi falje për këtë paraqitje. “Kemi provuar me fitu por nuk ja dolëm, dua ti kërkoj popullit falje pasi e kemi dëshpëruar dhe e kemi zhgënjy duke mos arritur atë që ata prisnin”.