12:29 / 09.10.2020
Zemaj thotë se duhet përkushtim në luftën kundër kancerit të gjirit
Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita” ka organizuar një diskutim kushtuar Muajit të Ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë ky takim duhet të jetë sinjal dhe zotim që këto data të shërbejnë si luftë kundër kancerit të gjirit.























