Sot në RTK, Kosova U21 – Austria U21
Kombëtarja U21 e Kosovës do të luajë sot ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2021.
Përballë Dardanëve të rinj të drejtuar nga Rafet Prekazi do të jetë Kombëtarja U21 e Austrisë. Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 19:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Në ndeshje e fundit që Dardanët e rinj e zhvilluan muajin e kaluar pësuan humbje nga Anglia, 6:0, por Prekazi në atë ndeshje nuk kishte në dispozicion shumicën e lojtarëve nga klubet evropiane për shkak të pandemisë.
Përballja e parë ndërmjet Kosovës dhe Austrisë u luajt në stadiumin “Ernst Happel Stadion” në Vjenë, ku triumfues dolën austriakët me rezultat bindës 4:0.
Kosova U21 qëndron e parafundit në tabelë ku pas gjashtë ndeshjeve ka grumbulluar vetëm gjashtë pikë.























