18:29 / 09.10.2020
Kosova U21 – Austria U21, formacionet zyrtare
Pas pak minutash do të nis ndeshja mes Kombëtares së Kosovës U21 dhe Austrisë U21, raporton RTKLive.com.
“Dardanët” e rinj dhe skuadra austriake do të përballen në “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikueseve për Evropianin 2021.
Skuadrën tonë e pret një ndeshje e vështirë, sepse Austria konsiderohet favorite të paktën në letër.
Megjithatë, djemtë tonë, ka disa ditë që janë përgatitur për këtë ndeshje dhe shpresojnë në rezultat pozitiv.
Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave. Ndeshja mes Kosovës dhe Austrisë transmetohet në RTK. /RTKLive/
























