Boksieri gjerman kërcënon hapur Haxhi Krasniqin
BKT
Sport

Boksieri gjerman kërcënon hapur Haxhi Krasniqin

Boksieri nga Kosova, Robin Haxhi Krasniqi do ta zhvillojë një përballje tejet të rëndësishme gjatë ditës së nesërme (e shtunë).

Krasniqi do të luftojë për herë të tretë për titullin e kampionit të botës. Përballë tij do të jetë gjermani Dominic Boesel.

Ai është kampion aktual i botës në WBA dhe IBO. Në një konferencë për shtyp para përballjes, Boesel tregon se mezi po e pret këtë përballje.

“Më në fund erdhi dita e ndeshjes, dua t’i tregoj të gjithëve se si unë do mbroj titullin tim në ring, unë mund ta mbroj këtë titull”, tha boksieri gjerman.

“Te Robin Krasniqi, unë pashë shumë gjëra që mund t’i mposhtë. Dua një fund të shpejtë, një nokaut”, u shpreh Bosel.

Sipas mediave në Gjermani, kjo ndeshje për Robinin nuk ka të bëjë vetëm më titullin e botës, por edhe me të ardhmen e tij si boksier.

Meçi në fjalë do të zhvillohet nga ora 23:15 në Magdeburg.