S’fitojnë as “Dardanët” e rinj, humbin nga Austria
Pas disfatës së mbrëmshme të Kombëtares së Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut, sonte janë mundur edhe “Dardanët” e rinj, raporton RTKLive.com.
Kosova U21 është mundur sonte nga Austria U21 në “Fadil Vokrri”, me rezultat minimal 0-1.
Futbollistët e skuadrës sonë, u munduan mjaft shumë që të marrin rezultat pozitiv në duel me austriakët, por këta të fundit e kontrolluan lojën mirë, duke arkëtuar tri pikë të rëndësishme në garën për kualifikim në EURO 2021.
Kosova krijoj disa raste për gol, por në tentimet e tyre nuk ishin edhe aq të rrezikshme sa për ta çuar topin në rrjetë.
Ndërkaq, Austria në finish të ndeshjes përmes Gruell (87’), shënuan golin e fitores. Pas kësaj disfate, Kosova është e parafundit me vetëm gjashtë pikë në Grupin 3, derisa Austria renditet e dyta me 15 pikë të grumbulluara, katër më pak së lideri i tabelës, Anglia. /RTKLive/























