Xhudistët vazhdojnë përgatitjet në Turqi
BKT
Sport

Xhudistët vazhdojnë përgatitjet në Turqi

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka njoftuar se po vazhdojnë përgatitjet në kuadër të sportit të xhudos në Kemer të Turqisë.

Ekipi Olimpik i xhudos është duke u përgatitur në kampin ndërkombëtar në Kemer, ku janë pjesë e shumë shteteve të tjera.

Gjatë stërvitjes janë parë edhe Majlinda Kelmendi, kampionia botërore në fuqi dhe kosovarja tjetër Nora Gjakova.

Shpenzimet e ekipit tone janë duke i mbuluar Komiteti Olimpik i Kosovës. Xhudo i kthehet garave ndërkombëtare në Grand Slam, i cili do mbahet në Budapest të Hungarisë duke filluar me datën 23 deri më 25 tetor 2020.