Rama: Maska e detyrueshme, ndryshe gjobë!
BKT
Shqipëri

Rama: Maska e detyrueshme, ndryshe gjobë!

Shqipëria ka vendosur përdorimin e detyrueshëm të maskave edhe në ambientet e jashtme si një masë për të përballuar epideminë e koronavirusit që ka goditur vendin.

Kryeministri Edi Rama tha të shtunën e kjo masë parandaluese ndaj koronavirusit do të futet në fuqi duke filluar nga java e ardhshme, egzaktësisht të enjten. “Nuk është konsideruar as e domosdoshme nga ekspertët ndërkombëtare dhe siç e dini është një temë që diskutohet çdo ditë, por nga java e ardhshme do të jetë e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë, barit apo restorantit, ku je ulur” tha zoti Rama para gazetarëve.

“Do luftoj me mish e shpirt që mos ta mbyllim prapë Shqipërinë, mos mbyllim asnjë biznes, asnjë aktivitet që mos të mbyllim prapë shkollat sepse i dimë efektet” tha kryeministri. Sipas tij maskat do të jetë e detyrueshme, dhe masa ndëshkimore do të zbatohet për të gjithë te fatura e dritave. Implementimin i kësaj mase do të bëhet nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake./RTSH


MË SHUME NGA Shqipëri