21:53 / 10.10.2020
Seanca dëgjimore për Haki Rugovën mbahet nesër në ora 10:00
Mbrëmë është ndaluar Haki Rugova, nënkryetar i LDK-së, nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
Avokati i Rugovës, Besnik Berisha, ka bërë të ditur se nesër në ora 10:00 do të mbahet seanca dëgjimore tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake.
“Per ata qe kane interesim, ju njoftoj se seanca degjimore tek Gjyqtari i Procedures Paraprake eshte planifikuar te mbahet neser, ne oren 10:00, ne Gjykaten Themelore ne Peje”, tha ai./IndeksOnline/























